![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
Apple prezanton pajisjen qe monitoron gjumin
Apple ka nxjerrë në shitje pajisjen e saj të parë të monitorimit të gjumit, pasi bleu aplikacionin dhe kompaninë prodhuese të sensorit Beddit pak kohë më parë.
Sensori i ri i Beddit me një kosto prej 149 dollarë, i cili tashmë ka dalë në shitje, përdor një shirit 2mm të gjatë të vendosur nën dyshek për të gjurmuar gjumin. Sensori analizon dhe gjurmon modelet e gjumit të përdoruesit dhe mund t'iu tregojë njerëzve kohën më të mirë për ta për të fjetur si dhe atë më të përshtatshme për tu zgjuar.
E gjitha funksionon në një analizë të të dhënave të mbledhura nga përdoruesi gjatë kohës që ai fle. 'Beddit Sleep Monitor ose monitori i gjumit Beddit nga Apple, automatikisht gjurmon gjumin tuaj dhe punon me një aplikacion të quajtur Beddit në iPhonin tuaj për të ndihmuar në matjen, menaxhimin dhe përmirësimin e gjumit tuaj', thotë Apple në faqen e saj zyrtare teksa flet për sensorin."Me ndjekjen automatike dhe të saktë, ju merrni një pamje të plotë të natës tuaj duke matur kohën e gjumit, rrahjet e zemrës, frymëmarrja, gërhitja si dhe gjithashtu temperatura dhe lagështia e dhomës së gjumit.
"Dhe kur vendosni objektivat e orës së gjumit dhe kohës së fjetjes, Beddit ju motivon t'i arrini ato me njoftime të tipit si rezultatet e mëngjesit, kujtimet e gjumit dhe raportet javore". Industria e gjumit vlerësohet të jetë me vlerë më shumë se 32 miliardë dollarë, dhe shumë pajisje që vishen tani u ofrojnë përdoruesve mënyra për të gjurmuar gjumin e tyre. Beddit bëri debutimin e tij në 2014 me një pajisje të re që mund të kthejë çdo dyshek në një shtrat të zgjuar të aftë për të analizuar gjumin tuaj. Gjurmuesi i gjumit rrit shërbimin e Apple Health.
Për momentin, Apple Watch përdoret kryesisht për të gjetur kaloritë e djegura të përdoruesit, hapat, frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, por nuk ofronte asnjë modalitet për monitorimin e gjumit. Megjithatë, Apple më në fund dje filloi një funksion të dobishëm shëndetësor duke i lejuar përdoruesve të smartwatch-it të saj të marrin një elektrokardiogram (ECG) vetëm duke mbajtur gishtin mbi pajisje.
Apple njoftoi karakteristikat e matjes së rrahjeve të zemrës në shtator, por nuk i bëri ato të disponueshme deri më sot. Ora mund të kontrollojë me ndërprerje ritmin e zemrës dhe të dërgojë një njoftim nëse zbulon ritmin e parregullt të saj. Karakteristikat e reja janë miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe janë vetëm për konsumatorët e SHBA.
Më të lexuarat
![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
![Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi](images/posts/certifikimi i pare.jpg)
![SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote](images/posts/SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote.jpg)
![GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS! GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS!](images/posts/gps-albatrix-post-janar-2024.jpg)
![E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik](images/posts/sali-post-nentor-2023-4.jpg)
![Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT](images/posts/musk X chatbot.jpg)
![Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve](images/posts/teknologjia e avionevee.jpg)
![Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart](images/posts/telefon qe vishet motorola.jpg)
![Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali](images/posts/makina fluturuese ne italii.jpg)